Vendosni fjalën kyçe....

LSI kërkesë SPAK-ut, Prokurorisë së Tiranës dhe KLSH-së: Nisni auditimin mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit


Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nisjen e hetimeve për prodhimin e energjisë në Kaskadën e Drinit.

Në një kërkesë drejtuar SPAK-ut, Prokurorisë së Tiranës dhe KLSH-së, deputetët e LSI-së kërkojnë verifikime të thelluara për prodhimin, shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike nga Kaskada e Drinit.

Kërkesa është firmosur nga dy deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

Sipas tyre, në Kaskadën e Drinit janë kryer veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit Pasiv dhe Aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Vjedhje e Pasurisë së Shtetit duke Shpërdoruar Detyrën e Kryer në Bashkëpunim’, ‘Falsifikim i Dokumenteve’, ‘Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike.