Vendosni fjalën kyçe....

“Dërgimi i trupave Serbe drejt Kosovës”, Fatmir Mediu vizitë dy ditore në Kongresin Amerikan: NATO duhet të marrë një qëndrim të prerë me Vuçiç dhe Serbinë


Kreu i Partisë Republikane,Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim dy ditorë në Kongresin Amerikan në kuadër të përgatitjes të Forumit të Sigurisë për Ballkanin që do zhvillohet në fillimit të vitit me deputetë nga rajoni në Kongresin Amerikan.

“Me dy miqtë e mi të Komunitetit shqiptar të Amerikës Nazar Mehmeti dhe Gëzim Rushiti, zhvilluam takime në Kongresin Amerikan duke diskutuar për situatën në Veriun e Kosovës, mbas sulmit terrorist të nxitur nga Beogradi”, – shkruan Mediu në një postim në rrjetin social.

Ndër të tjera kreu i Partisë Republikane krahasoi mosreagimin ndaj veprimeve që bën Vuçiç me mosreagimin ndaj qëllimeve të Putinit të shprehur në 2007 në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Kongresmenëve Pete Sessions dhe Robert Aderholt zhvillova një vizitë dy ditore në Kongresin Amerikan në kuadër të përgatitjes të Forumit të Sigurisë për Ballkanin që do zhvillohet në fillimit të vitit me deputetë nga rajoni në Kongresin Amerikan

Me dy miqtë e mi të Komunitetit shqiptar të Amerikës Nazar Mehmeti dhe Gëzim Rushiti, zhvilluam takime në Kongresin Amerikan duke diskutuar për situatën në Veriun e Kosovës, mbas sulmit terrorist të nxitur nga Beogradi.

Qartësisht armatosja e paramilitarëve, trajnimi dhe drejtimi i tyre nga Beogradi është pjesë e një skenari të qartë të bashkërenduar me Rusinë për të krijuar një vatër konflikti në Ballkan.

Mosreagimi ndaj asaj që bën Vucic në Ballkan është e ngjashme me mosreagimin ndaj qëllimeve të Putinit të shprehur në 2007 në Konferencën e Sigurisë në Munih. Qëndrimi i Vucicit për mosnjohjen e Kosovës është qartësisht një qëndrim jo vetëm kundër Kosovës, por BE dhe SHBA.

Dërgimi i trupave Serbe drejt Kosovës janë sinjali i qartë se NATO duhet të marë një qëndrim të prerë me Vucicin dhe Serbinë.

Takimin e filluam me Kongremenët Kith Self i cili u angazhua personalisht në seancën dëgjimore në mbështetje të Kosovës para disa muajsh, takimet vazhduan me bashkëkryetarin Albanian Caucus në Kongres Robert Aderholt, Kongresmenin Pete Sessions të cilët morën përsipër të mbajnë një qëndrim publik për këtë cështje në mbështetje të Kosovës. Po ashtu u takuam me Drejtoren e stafit të Komisjonit të Jashtëm të Kongresit Katherine Earl që punon pranë kryetarit të Mardhënieve me Jashtë kingresmenin McCaul.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)