Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon : Unë nuk bëj dot ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë dhe pse disa më thonë se je vëllai i Vuçiçit


Kryeministri Edi Rama është pyetur për një mundësi ndërmjetësimi nga ana e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi. Rama thotë se është në konflikt të hapur interesi dhe nuk mund të bëhet pjesë e negociatave.

“Unë nuk bëj dot ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë se jam në konflikt të hapur interesi. Edhe pse disa më thonë je vëllau i Vuçiçit, edhe ai e di që për ndërmjetësim jam në konflikt të hapur interesi.”- thotë Rama.