Vendosni fjalën kyçe....

Punime në rrugën e Arbrit, ndalohet qarkullimi


Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, në datat 29-30 shtator, nga ora 09:00-14:00, në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” pasi do të shtrohet me asphalt ka lajmeruar Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Njoftimi i ARRSH:

Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se:

Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore.