Vendosni fjalën kyçe....

Asgjësohen 115 bimë kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari, në hetim dhe gruaja e tij


 

Policia ka asgjësuar me anë të djegies 115 bimë narkotike në Vaun e Dejës. Si pasojë ka rënë në pranga ka rënë 38-vjeçari F. G., 38 vjeç dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër.    

“Gjatë operacionit të koduar ‘Sized’ në territorin e fshatit Qerret, policia gjeti dhe asgjësoi me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. njofton policia