Vendosni fjalën kyçe....

Libani arreston personin që dyshohet se sulmoi me armë zjarri Ambasadën e SHBA-së 


Libani tha se forcat e tij të sigurisë kishin arrestuar një person të dyshuar të armatosur që mund të jetë përfshirë në sulmin me armë zjarri javën e kaluar ndaj ambasadës së SHBA.  Në një deklaratë, Drejtoria e Forcave të Sigurisë së Brendshme (ISF) tha se një 26-vjeçar u arrestua në periferinë jugore të Bierutit, Al-Kafa’at. 

I dyshuari pranoi se kishte hapur zjarr ndaj kompleksit të ambasadës. Deklarata thoshte se motivet e sulmit me armë zjarri nuk ishin ende të qarta.  Më tej thuhej se arma e përdorur në sulm ishte gjithashtu e kapur.  Nuk u raportuan të lënduar në sulmin që ndodhi të mërkurën vonë në periferinë veriore të Bejrutit, Awkar.  

Sulmi me armë zjarri përkoi me 39 vjetorin e një bombardimi me makinë jashtë kompleksit të ambasadës amerikane në Bejrut në vitin 1984, i cili vrau 11 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Uashingtoni kishte fajësuar grupin libanez ‘Hezbollah’ për sulmin.