Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 12:00 votuan 19.91% e votuesve


Qytetarët e Kukësit po votojnë ditën e sotme për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, ku 45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi i votimit vijon pa probleme në të gjithë qarkun.

Deri në orën 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se pjesëmarrja ka qenë 19.91%, ndërsa kanë raportuar 74 Qendra Votimi nga 74.

Qytetarët do zgjedhin mes dy kandidatëve, Albert Halilajt të socialistëve dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat për shkak të përçarjes.