Vendosni fjalën kyçe....

U përplas nga makina, ndërron jetë 79-vjeçari në Korçë


Një 79-vjeçar ka ndërruar jetë në Korçë pasi u përplas nga një makinë.

Viktima po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një mjet ‘Mercedes-Benz’ ndërsa aksidenti ka ndodhur pranë katedrales së qytetit.

I moshuari Muhamet Allisha u plagos rëndë e ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës.