Vendosni fjalën kyçe....

Influencerja ne TikTok burgoset për videon e ngrënies së mishit të derrit


Një influencere e mediave sociale nga Indonezia është dënuar me dy vjet burg për recitimin e një lutjeje myslimane përpara se të hante mish derri në një video virale.

Lina Lutfiawati u shpall fajtore për “përhapjen e informacionit që mund të nxiste urrejtje midis individëve dhe një komuniteti të caktuar fetar”, tha Gjykata e Qarkut Palembang në vendimin e saj të martën, sipas Jakarta Globe. Lutfiawati u urdhërua gjithashtu të paguante 250 milionë rupi indoneziane (16,230 dollarë) gjobë. Gjykatësi tha se dënimi i saj do zgjatet edhe për tre muaj nëse nuk e paguan gjobën.

Lutfiawati, e njohur në internet si Lina Mukherjee, kishte kërkuar falje përpara se të fillonte gjyqi.

“E di që kam gabuar, por me të vërtetë nuk e prisja këtë dënim”, u tha ajo gazetarëve jashtë gjykatës, cituar nga CNN Indonesia.

“Asnjë njeri nuk është i përsosur. Në të ardhmen, unë do të prodhoj vetëm përmbajtje gazmore që nuk ofendojnë njerëzit,” shtoi ajo.

Videoja që e futi në telashe influencueren u ngarkua në mars. Lutfiawati filmoi veten duke thënë “Bismilah” (“Në emër të Allahut”) përpara se të provonte mishin e derrit. TikToker-ja, e cila vetë identifikohet si muslimane, tha se ishte ‘lureshtare’ për shijen e mishit të derrit.

Videoja u bë virale, duke mbledhur miliona shikime dhe tërhoqi vëmendjen e grupeve konservatore, duke përfshirë Këshillin e Ulemasë Indoneziane, organi më i lartë klerik mysliman në vend, i cili i quajti veprimet e gruas ‘blasfemuese’.