Vendosni fjalën kyçe....

“Faleminderit për angazhimin vëlla”  – Veliaj takon Alex Soros në Nju Jork


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka takuar në Nju Jork Alex Sorosin.

Ai ka hedhur një foto nga takimi ndërsa shkruan se ai dhe Soros janë pjesë e të njëjtit ekip për ta çuar para Evropën Juglindore.

Në fund të postimit në Instagram Veliaj shkruan se mezi pret që Soros të vijë në Tiranë ne mes të tetorit për hapjen e Piramidës.

“Pavarësisht uniformës, ne jemi pjesë e të njëjtit ekip, që bashkëpunojmë për ta çuar përpara Evropën Juglindore! Faleminderit për angazhimin tënd vëlla! I lumtur që të takova në Nju Jork dhe pres me padurim të hapim Piramidën në mes të tetorit!” – shkruan Veliaj.