Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ‘ia numëron’ Felajt: A keni cipë, a keni turp, po silleni si bandë…


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha ka kritikuar ashpër kryetaren e Kuvendit lidhur me ndërhyrjen e përcaktimit të kreut të grupit parlamentar të PD-së.

Në fjalën e tij ai tha se shumica socialiste po sillet si bandë duke i hequr opozitës të drejtat kushtetuese elementare.

Berisha tha gjithashtu se nuk ka ndodhur kurrë në jetën parlamentare të vendit që njëra palë t’i diktojë tjetrës kreun e grupit.

“A keni cipë, a keni trup, a keni ndërgjegje shoqërore. Mbi çfarë baze funksionon një parlament pluralist, po kaloni çdo kufi. po i shkelmoni opozitës të drejtat kushtetuese elemantare. Përfundoi koha? Nuk përfundon krimi juaj këtu në parlament, ju silleni si bandë dhe jo si njerëz që keni minimumin e kulturës ligjore. Ku ka ndodhur kjo që njëra palë t’i diktojë tjetrës përfaqësimin.” – tha Berisha.