Vendosni fjalën kyçe....

“Tradhti e ulët, Meghan ndau dy vëllezërit e tani po copëton Familjen Mbretërore” – Gazetari kritikon vendimin e çiftit


Gazetari dhe moderatori i njohur britanik, Piers Morgan, ka lëshuar një seri kritikash të ashpra kundër Dukës Harry dhe Dukeshës Meghan, duke pretenduar se vendimi i tyre për t’u larguar nga detyrat e larta mbretërore ishte një ‘mënyrë e turpshme për të trajtuar Mbretëreshën’.

Morgan, i cili është moderator i emisionit ‘Mirëmëngjes Britani, postoi disa reagime në mediat sociale të mërkurën në mbrëmje duke këmbëngulur se Meghan Markle e kishte ‘ndarë Harry-n nga i vëllai William’ dhe tani ishte ‘duke copëtuar familjen tonë mbretërore’.

Çifti zbuloi se ata synojnë të bëhen ‘të pavarur financiarisht’ dhe planifikojnë të ndajnë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së. Besohet se as Mbretëresha dhe as Princi Charles nuk u përpara se çifti të bënte deklaratën, duke e lënë familjen ‘të zhgënjyer’, sipas BBC-së.

Morgan e quajti vendimin si ‘një mënyrë të turpshme për të trajtuar Mbretëreshën’, duke shtuar: ‘Turp për Harry & Meghan, bënë një tradhëti të egër ndaj familjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *