Vendosni fjalën kyçe....

Roma shkatërron Empolin dhe merr fitoren e parë në Seria A


Roma ka marrë tri pikët e para në Serie A pas dy barazimeve dhe një humbje në tri ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni.

Skuadra e Jose Mourinhos ka mundur me rezultat 7-0 skuadrën e legjionarit Etrit Berishës, Empolin.

Qysh në minutën e dytë Roma do të shënonte pasi që Empoli shkaktoi penallti. Paulo Dybala u tregua i saktë nga penalltia për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Roma erdhi të goli i dytë shumë shpejt. Kësaj radhe ishte Renato Sanches, përforcimi i Romës nga Lyon, që shënoi në minutën e 8 pasi që mori një top të mirë nga Kristensen.

Goli i tretë i Romës ishte një autogol që u shënua Grassi në minutën e 35-të. Ky ishte edhe goli i fundit që Roma shënoi në pjesën e parë.

Dybala do ta gjente rrjetën përsëri këtë ndeshje. Kësaj radhe jo nga penalltia por duke shënuar pasi që u asistua nga Cristante në minutën e 55-të.

Cristante do të shënonte edhe vet gol në minutën e 80-të e ku u asistua nga Belotti.

Dy minuta më vonë, i huazuari nga Chelsea, Romelu Lukaku shënoi golin e gjashtë në këtë ndeshje pas një kundërsulmi të shpejt të Romës.

Në fund Roma shënoi edhe Mancini, në minutën e 86-të për t’i dhënë fund një mbrëmje plot spektakël në Romë.

Fitorja e ngjit në vendin e 12 Romën me katër pikë nga katër xhiro derisa Empoli fundoset në vendin e fundit me zero pikë.