Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet në moshën 70-vjeçare valltarja Lili Cingu, “Nder i Kombit”


Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, valltarja Liljana Cingu, “Nder i Kombit”.

Lili Cingu ishte etiketuar ‘Perëndesha e Valles Shqipe’, ndërsa qëndroi 45 vite në skenë. Ajo ishte e njohur për kërcimet me Rexhep Çelikun.

“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.