Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal fiton me vështirësi ndaj Evertonit


Arsenali ka arritur një fitore të rëndësishme në Liverpool duke e mundur Evertonin me rezultat të ngushtë 0-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Trossard në minutën e 69-të

Arsenali e nisi shumë fuqishëm pjesën e dytë ku rrezikoi portën që në minutën e 47-të. Odegaard u shërbye mirë në zonë por nuk goditi si duhet dhe për Pickford ishte një pritje e lehtë.

Arsenali vazhdoi që të bën presion dhe erdhi tek goli në minutën e 69-të.

Ishte një aksion shumë i mirë i ndërtuar nga Arsenali ku Saka asistoi për Trossard që zhbllokoi sfidën ndaj një mbrojtje shumë mirë të organizuar të Everton.

Kjo fitore e dërgon Arsenalin në vendin e katërt me 13 pikë pas xhiros së pestë aq pikë sa ka Tottenham dhe Liverpool që janë në vendin e dytë përkatësisht të tretë.