Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet nga KQZ fleta e votimit për Kukësin, kandidati i PS do të mbajë numrin 1, ai i ‘Bashkë Fitojmë’ numrin 2


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.

Po ashtu, KQZ ka miratuar edhe renditjen e kandidatëve, ku numrin një në fletën e votimit do e mbajë kandidati i PS, Albert Halilaj, ndërsa Emri Vata i ‘Bashkë Fitojmë’ do të ketë numrin dy.