Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali reagon ndaj Berishës: Sa më shumë të rrëmosh nëpër skuta e zgëqe noc rrokun do gjesh për mua


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Sali Berishës për deklaratën se një video i ndryshoi planet Edi Ramës për ta bërë Ministre të Jashtme.

Spiropali shkruan se për Berishën Shkodra i ka mbetur si kockë në fyt.

Më tej Spiropali shkruan se sa më shumë të rrëmojë nëpër zgëqe e skuda do gjejë “noc rrokun” për të.

“O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë. Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke. S’është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën që në 33 vite e ke bërë të vuajë një mijë të zeza. Shkodra është kocka që të ka mbetur në fyt, dhe nuk e kapërdin dot as me kockat që të hedhin si shpërblim. Prandaj bërtet e çirresh si lugat. Të largosh frikën tënde. Por e ke kot. I je futur detit më këmbë. S’ke tjetër fat veçse të zhytesh e të mbytesh si e meriton në detin e dreqnive që i kurdise vet.

O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh. Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali. Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty. Ka ikur koha jote. Ti o Sali, s’bën dot më Gërdec tjetër, të tjera vrasje në bulevard, a të tjera të zeza që mund të dalin vetëm nga mendja jote e çkurdisur pa kthim, nga truri yt i sëmurë pa shërim. Dëgjo o Sali, më zuri ky taksirat mua. Nuk do të të ndahem asnjë çast derisa të t’i nxjerr sheshit të gjitha të palarat dhe djallëzitë. Selam o Sali! Në seancën e radhës. Jo të Foltores tënde. Të Foltores time. Ku nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh“, shkruan Spiropali.