Vendosni fjalën kyçe....

Masakër me gjashtë viktima në Greqi


Një masakër ka ndodhur në Greqi pasditen e sotme.

Sipas informacioneve fillestare të përcjella nga mediet greke, nga të shtënat kanë mbetur të vrarë 6 persona, 5 prej të cilëve në një makinë në rrugën Arrionos me targa gjermane.

Personi i 6-të i cili u gjet jashtë automjetit supozohet nga ELAS si drejtues i mjetit që ka mundur të dalë por nuk i ka shpëtuar plumbave.

Policia ka sekuestruar plumba të kalibrit 9 mm.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur me një automjet të zi.