Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur Lutfi Hoxha


Aktori i njohur shqiptar Lufti Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmi është dhënë nga Teatri i Durrësit në një njoftim për shtyp.

Në njoftim thuhet gjithashtu se homazhet  do mbahen nesër në hollin e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ të Durrësit.

Lufti Hoxha lindi më 1 qershor 1934. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, në Durrës, ku luajti deri në fund të karrierës së tij artistike.

Ai ka një karrierë të gjatë kinematografike duke luajtur në mbi 16 filma. Hoxha mbahet mend për disa role ikonike me më popullorin  atë të babait të Nertil Dulit në filmin ‘Shoku ynë Tili’.

Ndër filmat ku ka luajtur Hoxha mund të përmendim Ne dhe Lenini, Pranvera s’erdhi vetem, Nata e pare e lirise, Ne prag te lirise, Intendenti, Dollia e dasmes sime, Nje udhetim i veshtire, Tingujt e luftes, Pylli i lirise, Ilegalet, Rrugicat qe kerkonin diell e Detyre e posacme.