Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti suedez rrëzon kryeministrin Lofven me mocion mosbesimi, i pari në historinë e vendit që ‘e pëson’


Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, është rrëzuar në një votim mosbesimi nga parlamenti i vendit, pasi nuk arriti të sigurojë mbështetje për reformën e tij të qirasë. Masa hap rrugën për zgjedhje të parakohshme ose për një qeveri të përkohshme.

Lovfen u përjashtua nga parlamenti të hënën, duke u bërë kryeministri i parë suedez në histori që humbi një votë mosbesimi.

Mocioni kundër kryeministrit u nis nga partia e krahut të djathtë Demokratët e Suedisë javën e kaluar, pasi Partia e Majtë tërhoqi mbështetjen e saj për qeverinë rreth një reforme të diskutueshme të qirasë. Plani parashikonte liberalizimin e sistemit të ngurtë të qirasë të Suedisë, me heqjen e kontrolleve të qirasë në apartamentet e ndërtuara rishtas.

Mocioni i mosbesimit, i cili kërkoi 175 vota për të kaluar në parlamentin me 349 vende, mori një mbështetje të ngushtë prej 181 deputetësh.

Lëvizja e Partisë së Majtë ka provuar të jetë fatale për koalicionin e paqëndrueshëm të pakicës së Social Demokratëve dhe të Gjelbërve të Lovfen. Koalicionit iu desh të mbështetej në mbështetjen parlamentare të Partisë së Majtë, si dhe dy partive të vogla të qendrës së djathtë.

Pas votimit të mosbesimit, kryeministri tani ka një javë për të vendosur nëse do të japë dorëheqjen, duke i besuar kryetarit të parlamentit formimin e një qeverie të përkohshme, ose thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Të enjten e kaluar, Lovfen tha se ai nuk kishte vendosur ende nëse do të jepte dorëheqjen dhe kritikoi ish-partnerët e tij të koalicionit për lëvizjen e tyre.

Suedia është përballur me një mungesë strehimi për dekada, me bankën qendrore të vendit që përshkruan vazhdimisht tregun e shtëpive si jofunksional.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *