Vendosni fjalën kyçe....

“Kobe Bryant do të vdesë në një përplasje me helikopter” – Parashikimi i çuditshëm që po qarkullon në rrjet


Bota e basketbollit pësoi një humbje të rëndë ditën e djeshme, me vdekjen e legjendës së NBA-së, Kobe Bryant.

E ndërkohë pa kaluar 24 orë nga aksidenti i frikshëm, një postim i çuditshëm është bërë viral në rrjet, pasi e parashikonte këtë ngjarje që disa vite më parë.

Një përdoruesi i Twitter-it, shkruante në 13 nëntor 2012 se Bryant do të vdiste në një aksident me helikopter.

“Kobe do të përfundojë i vdekur në një përplasje me helikopter”, shkruante përdoruesi i njohur si Noso në Twitter.

Autori i postimit ka kërkuar falje, duke thënë se parashikimi nuk ka qenë dashakeqës. Ai thjesht ka bërë një koment për shkak të pasionit të Bryant për helikopterët.

Por një tjetër parashikim duket se është bërë mbrëmjen e së shtunës. Të shtunën, LeBron James kaloi Kobe Bryant në vendin e tretë në listën e golave ​​të të gjitha kohërave në NBA. Ishte një arritje për të cilën Kobe menjëherë e uroi LeBron, siç shkruan USA Today.

Reflektimi i basketbollistit Dwight Howard për këtë arritje të LeBron, nuk mund të ishte më profetik. Duke folur para gazetarëve pas lojës, Hoëard u përpoq të vërë në perspektivë se sa e rëndësisme ishte që LeBron u bë golashënuesi i tretë kryesor. Ai tha se njerëzit duhet të vlerësojnë të tjerët ndërsa janë gjallë.

“Ne nuk e vlerësojmë njëri-tjetrin aq sa duhet. Diçka e tillë duhet të vlerësohet. Ne duhet t’i vlerësojmë njerëzit ndërkohë që ata janë gjallë, dhe arritjet si kjo janë diçka që nuk i shohim zakonisht. “– thoshte Howard i cili nuk kishte si ta dinte se çfarë rëndësie do merrnin fjalët e tij 12 orë më vonë, kur Kobe Bryant të humbte jetën në një përplasje me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *