Vendosni fjalën kyçe....

Matteo Salvini: Të mposhtim virusin e t’i themi lamtumirë BE-së, një shpifësirë


Ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini është shprehur ashpër ndaj Bashkimit Europian, pasi beson se unioni nuk i është gjendur pranë Italisë në këto ditë të vështira në përballjen me koronavirusin.

Siç shkruan Ansa.it, kreu i Partisë Lega tha se në mendjen e tij vjen “neveri dhe turp për Evropën”, pasi sipas tij,  BE-së iu deshën pesëmbëdhjetë ditë për të vendosur.

“I kushtoj një mendim neverie dhe turpi Evropës, atyre u deshën 15 ditë për të vendosur, sepse në Berlin dhe Bruksel nuk e kuptuan që njerëzit po vdesin. Kështu ata u mblodhën dhe vendosën që do të mendojnë për këtë për dy javë, nëse dhe si do të ndihmojnë. Nëse ky është Bashkimi Europian, është shpifësirë.”– tha Salvini.

 Më pas ai bën një deklaratë, e cila duket më shumë si një thirrje për t’u larguar nga BE-ja.

 “Përveç ‘bashkimit’, kjo më shumë duket si një strofull e gjarpërinjve dhe çakejve. Së pari ne të mposhtim virusin, pastaj mendojmë përsëri për Europën. Dhe, nëse është e nevojshme, ne i themi lamtumirë. Edhe pa e falënderuar” thotë Salvini.

Ish-ministri ngre shqetësim për mungesën e tamponëve dhe të maskave mbrojtëse. Ai thotë se pajisjet e premtuara nga Shteti nuk po vijnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *