Vendosni fjalën kyçe....

Çasti i frikshëm, pitbulli kafshon keqazi të miturën në Britani (Video)


Pamje të frikshme janë shfaqur në rrjetet sociale ku një qen pitbull kafshoi keqazi një vajzë të mitur para se të kafshonte edhe dy burra që u përpoqën ta ndalojnë.

Ngjarja ndodhi në Birgmingham ku kafsha e kafshoi 11-vjeçarin teksa pronari e kishe nxjerrë shëtitje. Krahët e vajzës së vogël u shqyen nga kafsha përpara se një burrë të arrinte ta tërhiqte qenin nga ajo.

Më pas kafsha vrapon pas një burri tjetër, i cili shihet në film i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra.

Ai ndiqet në oborrin e një pike karburanti ku u sulmua para se kafsha të goditet dhe të ndalojë sulmin.

Pavarësisht se u shpallën të jashtëligjshme në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse 200 vjet më parë, autoritetet kanë paralajmëruar se luftimet e qenve në Britani janë në rritje dhe këto lloj racash janë zgjedhja e parë.

Qentë muskulozë të racës pitbull mund të shfaqin egërsi ‘të panatyrshme’ herë pas here.

Qentë kanë shkaktuar disa viktima në Britani që nga viti 2021, me numrin në rritje të sulmeve. Policia ka nisur një hetim për rastin e rëndë.