Vendosni fjalën kyçe....

‘Philips’ do paguajë 479 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmet nga pajisjet e frymëmarrjes – Media


‘Philips Respironics’, prodhuesi i makinerive të njohura të apnesë së gjumit CPAP, ka rënë dakord të paguajë 479 milionë dollarë për të zgjidhur disa pretendime se pajisjet e saj kanë hedhur shkumë dhe gaz kancerogjen në gojën e klientëve të saj, shkruan WP.

Kompania do  paguajë atyre që blenë  ose morën me qira makinat e saj të tërhequra nga 55 deri në 1,552 dollarë për pajisje, në varësi të modelit, si dhe 100 dollarë shtesë për çdo pajisje të kthyer, sipas dosjeve gjyqësore. Philips nuk pranoi përgjegjësinë si pjesë e zgjidhjes.

Shlyerja mbulon vetëm kostot e rimbursimit të përdoruesve dhe shitësve që financuan pajisjet. Kërkesat e bëra për shpenzimet e lëndimeve personale dhe shpenzimet mjekësore nuk janë përfshirë në zgjidhje dhe mbeten në vazhdim, sipas dosjeve.

Kompania ka tërhequr 10.8 milionë nga pajisjet e saj të apnesë së gjumit dhe ka zëvendësuar 2.5 milionë në vitet e fundit, duke përfshirë ventilatorët dhe modelet BiPAP dhe CPAP. Më i vjetri nga 16 modelet që ka rikthyer datojnë në vitin 2009.

Në vitin 2021, Philips nxorri një memo duke paralajmëruar klientët dhe mjekët se shkuma e përdorur në aparatet e saj të apnesë së gjumit ‘mund të degradohet në grimca të cilat mund të hyjnë në rrugën e ajrit të pajisjes dhe të gëlltiten ose thithen’, gjë që mund të çojë në ‘dhimbje koke, astmë  e efekte në organe të tjera (veshka e mëlçi) dhe efektet toksike kancerogjene’.

“Ne e kemi strukturuar këtë zgjidhje për t’u dhënë shpejt vlerën pacientëve të kualifikuar në SHBA dhe për të ofruar një masë shtesë besimi në sigurinë dhe cilësinë e produkteve Philips Respironics,” tha Philips për The Ëashington Post në një deklaratë.

Në një deklaratë për tërheqjen e vitit 2021, Philips tha se nuk kishte marrë asnjë raport për vdekjen e shkaktuar nga shkuma në makinat e saj. Por që nga prilli 2021, Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se ka marrë më shumë se 105,000 ankesa, duke përfshirë 385 raporte vdekjeje.

Pajisjet e apnesë së gjumit janë një treg shumë miliardë dollarësh dhe Philips është ndër lojtarët e tij më të mëdhenj.