Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet deri më 10 shtator regjistrimi në klasat e para e të dhjeta


Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin e regjistrimit në klasat e para e të dhjeta për nxënësit që nuk kanë pasur mundësinë ta bëjnë për arsye të ndryshme.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se regjistrimi në e-albania do mund të bëhet deri në datën 10 shtator 2023.

“Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2023-2024, me qellim krijimin e mundësisë se regjistrimit për të gjithë nxënësit, sistemi e-albania do të qëndrojë i hapur deri më datën 10.09.2023. Ju lutemi të njoftoni prindërit ose kujdestarët e nxënësve që ende nuk janë regjistruar që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrim”, thuhet në njoftim.