Vendosni fjalën kyçe....

Zekthi: Kuvendi do formësojë strukturën e PD-së, partia në krizë prej vitit 2009, pa bosht ideologjik, elita e saj u korruptua


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi, foli sot lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD-së që d mbahet ditët në vijim.

Ai tha se kuvendi do i japë formë, strukturës së partisë ndërsa theksoi se ajo nuk ka qenë një alternativë serioze deri tani duke mos pasur vizion afatgjatë e bosh ideologjik.

I ftuar në News24, Zekthi theksoi se deputetët që janë pjesë e grupit të Gazment Bardhit nuk kanë nevojë për ftesës pasi janë pjesë e PD-së.

“Kuvendi do përpiqet të formësojë strukturën e kësaj partie që për herë të parë të kemi një PD nga A në Zh, ku të mishërohen vlerat serioze të një politike që e do këtë vend. Deri tani PD nuk ka qenë një alternativë serioze për qytetarët. PD nuk është përpjekur për një vizion afatgjatë kohët e fundit. Ka hyrë në krizë prej vitit 2009 ku u bë një parti pa bosht ideologjik, por e bazuar në interesat e pushtetit. Elita e partisë qëndroi në vend dhe u korruptua moralisht e ideologjikisht. Basha ka përgjegjësinë e tij pa dyshim. Ai ka operuar në vijimësinë e rrugëtimit të PD prej vitit 1991. Mendoj se duhet të bënte disa ndryshime, por ka respektuar atmosferën që ka gjetur aty. Unë kam vlerësim për të gjithë deputetët, Bardhi, Tabaku, etj. Unë kam pikëpamjen time se ajo që ka bërë Bardhi është e palogjikshme, por kjo nuk e bën atë jo deputet të PD-së. Ai është i ftuar se sot është Sekretari i Partisë, nuk ka nevojë për ftesë. Ai duhet të mbrojë pikëpamjen e vetë dhe të kuptojë se nuk ecet para me inat.” – tha Zekthi.