Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Isa Mustafës i zbuloi identitetin: Më ndihmoni, po më kërcënojnë dhe mua, kam frikë të fle


Pas rastit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, djali i kryetarit të LDK-së mori zemër dhe publikoi edhe ai një mesazh që e konsideronte kërcënues, por kjo i ka shkaktuar mjaft peripeci dërguesit të mesazhit.

Djali i Isa Mustafës, Besnik Mustafa, ka publikuar një mesazh kërcënues, bashkëngjitur me emrin e personit që ia dërgoi dhe me një foto të adresës së tij të ‘Facebook’-ut.

Në këtë mesazh, personi tregohet fyes duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe kërcënime se do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar kreut të LDK-së Isa Mustafës.

Por personi që ka publikuar Mustafa, pretendon se nuk është ai dërguesi i mesazhit dhe thotë se publikimi i identitetit të tij ka bërë që vala e kërcënimeve të drejtohet tek ai.

Personi në fjalë i ka shkruar Gazetës Insajderi, të cilës i kërkon ndihmë për shkak të kërcënimeve. Ai thotë se i kanë keqpërdorur profilin i tij dhe se ai vetë nuk është tip që bën kërcënime.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovë, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, tha qytetari.

Ai shtoi se ndihet shumë i frikësuar dhe tani ka frikë edhe të flejë gjumë.

 “Un nuk kam kërcënuar, unë punoj furrtar natën, ditën kam pak kohë e shfrytëzoj me familje. Kam një djalë 13 muajsh e tash asht në gjumë, kam frikë me shku me flejt, po frikësohem”, ka thënë ai.

MESAZHI I PUBLIKUAR NGA BESNIK MUSTAFA:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *