Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me dy viktima në Sarandë, policia jep hollësitë e ngjarjes së rëndë


Policia ka dhënë hollësi lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Sarandë-Ksamil.

Përplasja fatale ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Hidrovori’ ku një makinë ‘Mercedes-Benz’ që drejtohej nga një 17-vjeçar me inciale E.R. është përplasur me një motor ‘Honda’.

Nga përplasja ka gjetu vdekjen 24-vjeçari italiane me iniciale D.G. si dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit, adoleshenti me iniciale E.R. si dhe bashkëudhëtari i tij me iniciale M.R. ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi

“Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Automjeti tip Mercedes benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil –Sarande.”