Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për arrestimin e Dakos: S’të bën mirë por po ndodh për herë të parë që goditen njerëz me pushtet


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lëshimit të urdhërarrestit të SPAK për Vangjush Dakon.

Nga Berati, Rama tha se nuk të bën të ndihesh mirë kur sheh që njerëz që i kanë qenë përkrah teje arrestohen por sipas tij po ndodh për herë të parë që goditen njerëz me pushtet.

“Kemi hyrë në fazë të re. Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit. Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri dicka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se sim und të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS”, tha Rama.