Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Çasti i aksidentit ajror ku humbi jetën kreu i Wagner, Prigozhin


Është shfaqur në rrjetet sociale çasti i rrëzimit të avionit me të cilin udhëtonte Yevgeny Prigozhin.

Ai dhe 9 personat e tjerë që ndodheshin në bord raportohet se kanë humbur jetën.

Avioni privat që udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg u rrëzua të mërkurën në rajonin Tver të Rusisë.

Ministria ruse e Emergjencave tha se të 10 personat në bord kishin vdekur. Rosaviation ka pohuar se Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve.

“Aeroplani Embraer po fluturonte nga Sheremetyevo për në Shën Petersburg. Në bord kishte tre anëtarë ekuipazhi dhe shtatë pasagjerë. Të gjithë vdiqën”, tha një zyrtar i Ministrisë së Emergjencave për TASS.

Përplasja ndodhi pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin veriperëndimor Tver. Disa faqe ruse e kanë identifikuar avionin si një Embraer Legacy 600, me numër bishti RA-02795, i cili besohet se i përket Prigozhin.