Vendosni fjalën kyçe....

Alimehmeti: Sterilizimi super aferë, çmimi dy tre herë më shumë se në Angli


Mjeku dhe kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD-në e Rithemelimit, Ilir Alimehmeti, në rubrikën “Opinion” në News24, foli për koncesionin e sterilizimit, të cilën e quajti si super aferë.

Alimehmeti tha se çmimi për koncesionin e sterilizimit është dy deri tre herë më e lartë se në Angli, i cili shquhet për standarde të larta.

Kjo është një super aferë e cila është rënduar jo vetë m nga afera ekonomike, por edhe ga rëndësia e shëndetësisë. Vjen jeta dhe shëndeti të parat. Pacienti në një mënyrë o në një tjetër duhet të sëmurej në fillim muaji, pasi në fund të muajit nuk do kishte mundësi të operohej. Pikëpyetjet kanë qenë në vitin 2015, që ku u nis të përflitej. Kur këta vendosën çmimin, ne e krahasuam me sistemin më të shtrenjtë, Anglinë që ka standard të lartë. Doli që çmimi ynë ishte 2-3 herë më i lartë. Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës tha se në dosje nuk ka vepër penale, tani nga SPAK del që ka pasur. Pra ka pasur njerëz të tjerë të implikuar.

Pastaj del se ka humbur kontrata, kjo është për të qeshur. Ne do japim një shërbim sa më efektiv, por edhe koston duhet ta kalkulojmë, pasi është biznes. Të injektosh para dhe të investosh do të japë përmirësim, por me çfarë parash u arrit?

Vlen të theksohet se kjo kontrata ishte pa tavan. Vendosja e çmimit tavan u vendos vetëm gjatë periudhës së pandemisë. Sipas kontratës, vetëm në këtë qendër do setrilkizohen mjete dhe më pas do bëhej shpërndarja e tyre drejt qyteteve të tjera.

Në këtë mesele nuk ka si të ketë 4-5 vetë të përshirë, por një seri shumë e madhe. Duhen marrë nën hetim. Është një dëm ekonomik shumë i madh. A duhet edhe një hetim pasuror për këta njerëz? Patjetër!”, u shpreh Alimehmeti.