Vendosni fjalën kyçe....

Me shpejtësi skëterrë fluturoi mbi digën e liqenit artificial me ‘BMW X6’, kapet 26-vjeçari


26-vjeçari Eldi Allushi është shoqëruar nga policia lidhur me aksidentin mëngjesin e sotëm te diga e Liqenit Artificial.

Në një video të shfaqur duket mjeti luksoz BMW X6 teksa ecën me shpejtësi skëterrë në Rrugën e Kosovarëve duke u ngjitur maloren e digës e duke u ndalur vetëm pas përplasjes me murin mbrojtës.

Pas aksidentit ai u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dokumentet e target e makinës por u identifikua pak orë më pas nga policia e u shpall në kërkim.

Policia dyshon që i riu ka qenë nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike, gjë që do përcaktohet pas hetimit.