Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Në Shqipëri do bëjmë gjithçka që mos ketë të fortë mbi ligjin dhe qytetarët


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 4 personave për kanosje në Krujë.

Balla thotë se do bëhet gjithçka që në Shqipëri të mos ketë feude apo bajraqe ku mbi ligjin dhe qytetarët të jenë të fortët.

Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Përgëzoj Policinë e Shtetit për parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në Krujë dhe ndalimin e personave që guxuan të kërcënojnë një qytetar, i cili kishte denoncuar një paligjshmëri”-shkruan Balla.