Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, digjet një sipërfaqe me kullotë


Një zjarr raportohet se ka përfshirë territorin pranë fshatit Picar në Gjirokastër mbrëmjen e sotme.

Mësohet se rreth 2 hektarë kullota janë djegur deri më tani, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Edhe pse të konsiderueshme, flakët, shkaku i të cilave nuk dihet ende, ndodhen larg zonës së banuar dhe deri më tani nuk shfaqin rrezikshmëri.