Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen polici e një qytetar në Sarandë, akuzohen se shisnin kanabis në plazh


Një efektiv policie e një qytetar janë arrestuar në Sarandë pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike.

Në pranga ka rënë efektivi i Policisë Kufitare R.B. si dhe një person me iniciale S.V.

Sipas policisë, dy të arrestuarit përdornin një lokal në Sarandë për të shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të policisë në lokal është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë pa leje, rreth 100 doza kanabis, 555 euro, 20 stërlina e 20 mijë lekë.