Vendosni fjalën kyçe....

Meta i kërkon demokratëve të votojnë Lefter Maliqin në Kuçovë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidaturës për bashkinë e Kuçovës, i bëri thirrje demokratëve të zonës dhe jo vetëm, që të mbështesin Lefter Maliqin.

Ai u shpreh se këshillat bashkiakë të jenë tribuna ku do flasin qytetarët dhe do tu kërkohet llogari kryebashkiakëve.

Këshillat bashkiakë të jenë tribuna e të zgjedhurve, do mbrojnë të drejtat e njerëzve por edhe tribuna ku do flasin qytetarët. Janë taksat tuaja e duhet t’ju kthehen në shërbime. Ftoj qytetarët e Kuçovës të kontribuojnë në ndryshimin, ftoj demokratët e Kuçovës të mbështesin Maliqin siç mbështesim ne Këlliçin në Tiranë që është aq i shkëlqyer sa të PS e i thonë e ke vjehrrën socialiste. Ç’faj ka njëri se kë ka vjehërr e kë dhëndër. Shih deri ku kanë degradua. në vend të japë llogari ai që vjedh qindra mln euro me inceneratorët…

Ftoj demokratët të mbështesin Lefterin se mbështesin veten e tyre. Ne nuk do ti ndajmë njerëzit në armiq nuk do ndërtojmë patronazhistë se është turp ti bësh presion tjetrit me bindje politike. Të keni frikë ju pse vjedhin këta, demokracia është kur qeveria ka frikë nga populli, e kundërta është diktaturë. Jam i sigurt që në 14 maj do kemi një fitore të jashtëzakonshme”, tha ai.