Vendosni fjalën kyçe....

Goxhaj: 20 vjet që denoncoj axhendat antishqiptare të Sorosit, “Tiku dhe Fiku”, dy anë të së njëjtës monedhë


Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit të tij, ku në qendër kanë qenë persona në lidhje me fondacionin Soros, si rasti i fundit me Adriatik Lapajn,  që hapi debat, avokati Altin Goxhaj ka reaguar edhe njëherë përsa i përket kësaj teme.

Goxhaj thotë se ka 20 vjet që denoncon axhendat antishqiptare të Sorosit, dhe personat që ka denoncuar në bashkëpunim me këtë fondacion, i quan vetëm si proçes demontimi të përdorur nga ky fondacion.

Goxhaj drejtpërsëdrejti shprehet se ka denoncuar në mënyrë të pagabueshme axhendën sorosiane, e cila ka për qëllim final ta kthejë Shqipërinë në një çiflig personal, por pa shqiptarë brenda tij.

Goxhaj kalon edhe tek Lëvizja Shpreson, ku thotë se “po sabotohet me çdo mjet nga Networku Mediatik Soros dhe nga gjykatat e kapura (për llogari të prodhimit të lëvizjes së Tikut të Soros), ka në programin e saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nxjerrjen e një ligji që do e nxjerrë nga Shqipëria Fondacionin Soros dhe bishtat e tij përveç Komiosionit Hetimor Parlamentar kundër Genocidit të Shpopullimit të Shqipërisë nga Mafia Soros brenda dhe jashtë Shqipërisë!”

“Tiku dhe Fiku janë 2 anë të monedhës Soros” shprehet Goxhaj duke iu referuar njëkohësisht Lapajt dhe Veliajt, duke i përngjitur edhe një videomontazh me portretet e tyre.

 

Nga Avokati Altin Goxhaj

Reagim publik për ata që më thonë pse merresh me Tikun e Soros!

Unë kam 20 vjet që denoncoj axhendat antishqiptare të Sorosit, ndërsa demaskimi i EDverit, Lylit të Soros, Fikut apo Tikut janë vetëm

proçesi i demontimit të Axhendës Soros!

20 vjet që unë denoncoj në shënjestër të pagabueshme Axhendën e Sorosit deri tek Shpopullimi i Shqipërisë si qëllimi final i Sorosit për ta zotëruar si Çiflig personal pa shqiptarë!

Unë nuk merrem me Tikun e Sorosit si individ por si Operacion Antishqiptar i regjizuar nga Andi Dobrushi, Drejtor i Sorosit që ka vënë në rresht gjithë mediat dhe politikën për llogari të Axhendës Soros për të prodhuar një Lëvizje të Soros që të marrë nën kontroll elektoratin gri si një rrezik potencial për të ardhmen e Fondacionit Soros!

Për më tepër që krijimi i  Levizja Shpreson që po sabotohet me çdo mjet nga Networku Mediatik Soros dhe nga gjykatat e kapura (për llogari të prodhimit të lëvizjes së Tikut të Soros), ka në programin e saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nxjerrjen e një ligji që do e nxjerrë nga Shqipëria Fondacionin Soros dhe bishtat e tij përveç Komiosionit Hetimor Parlamentar kundër Genocidit të Shpopullimit të Shqipërisë nga Mafia Soros brenda dhe jashtë Shqipërisë!

Është 100% e njëjta inxhinieri mediatike si e Veliajt ku janë shtuar mediat sociale si mjet efektiv lavazhi truri për të prodhuar turmën e fanaTIKsëve që janë të sugjestionuar nga bombardimi i inxhinieruar i laboratorëve mediatik të financuar nga Fondacioni Soros!

Ashtu siç u mbushën me komandë në javën e parë pas 14 Majit, me dhjetra faqe instagrami dhe TikToku (të marra me qera dhe shuma të majme) me tituj bombastik klipesh “Ky është Kryeministri i ardhshëm”, “Lapaj është shpresa e fundit”, “Adriatiku i bie tavolinës me grusht”, e idiotësi të tjera, po ashtu 20 vjet më parë spoti i MJAFT godiste çdo ekran 24 orë në ditë duke u paguar 160 mijë euro reklama!

Të njëjtën gjë si sot më thonin që në 2003 kur denoncoja MJAFTin apo G99: “Pse merresh me Veliajn, ai është djalë i ri, le ta provojmë, boll me këta që kanë 20 vjet, të vijnë ca të rinj”! Dhe ja Tirana e sotshme si pasojë e shurdhërisë ndaj thirrjeve të mia 20 vjet më parë!

Tiku dhe Fiku janë 2 anë të monedhës Soros 😎

Por nuk është faji i Tikut por i amnezisë së atyre që harruan si lindi MJAFTi i Fikut në 2003..

P.s.

Mqns Tiku dje ka deklaruar se nuk pranon të dalë në debat me mua se unë e kam sharë (si muhabete kopshti apo sikur po konkuron për qeverinë e nxënësve të shkollës 9vjeçare “Xhorxh Soros”), i kujtoj të gjithëve që Tikut nuk i lejohet të dalë në debat me mua nga Fondacioni Soros sepse asnjë punonjës i programeve të Fondacionit nuk i lejohet të dalë në debat me ata antisoros, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë! Çështje kodi etik dhe kontratash punësimi 🙂

Dhe ju siguroj që unë s’kam absolutisht asgjë personale me Tikun dhe kam ruajtur distancë etike me të prej 2013 deri në zbulimin e tij si i angazhuar me mision si pykë e Soros në Tetor 2021.