Vendosni fjalën kyçe....

Pas arrestimit për trafik droge, Lëvizja Vetëvendosje përjashton Besnik Mujaecin nga strukturat e saj


Pas arrestimit nga policia e Tiranës të anëtarit të saj, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim ta përjashtojëBesnik Muajecin nga strukturat e partisë.

Alim Rama, sekretar organizativ në VV, ka thënë se pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit, Komisioni Disiplinor i LVV-së menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë, komisioni i VV-së ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE, ka shkruar Rama.

Mujaecin së bashku me 4 të tjerë u arrestua pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës. Pas kontrolleve të policisë u sekuestruan 11 mijë doza ekstazi gati për shitje.

 

E plotë:

Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen.