Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtësi për Xhoin” – Aktivistë e qytetarë kërkojnë drejtësi për 22-vjeçaren keniane që u dhunua barbarisht në Shqipëri


Aktivistja Xheni Karaj e dhjetëra aktivistë e qytetarë janë tubuar sot duke kërkuar drejtësi për 22-vjeçaren nga Kenia, Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht në Shqipëri, duke humbur jetën.

Ajo shkruan se ndërsa e reja u gjet e masakruar e u dergj për 24 orë poshtë dritares së hotelit ku jetonte, policia bëri gjithçka për fshehjen e krimit e zhdukjen e provave që do identifikonin vrasësit e saj.

Në statusin e saj Karaj shkruan se një vit më parë Joy u vra dy herë, njëherë nga autori e njëherë nga institucionet që fshehën krimin e manipuluan drejtësinë.

Karaj thekson se mbrojtja e vrasësit të të resë nga Kenia, fshehja e krimi e manipulimi i provave është mesazh kobzipër gratë e Shqipërisë e precendet i rrezikshëm për shoqërinë.

Në fund ajo u bëri thirrje institucioneve që të arrestoojnë e dënojnë maksimalisht autorin e vrasjes së Ayoko-s.

“Si sot nje vit me pare 22 vjecaria nga Kenia, Xhoi Ayoko u gjet e masakruar, duke u dergjur per 24 ore poshte dritares se hotelit, ku jetonte. Organet e policise bene gjithcka kishin ne dore per te fshehur krimin dhe zhdukur shume prej provave qe do te ndihmonin ne identifikimin e dhunuesit dhe vrasesit te saj.

Si sot nje vit me pare Xhoi u vra dy here: nga vrasesi i saj dhe institucionet qe fshehen krimin dhe manipuluan drejtesine.  Fshehja e krimit, manipulimi i provave dhe si rrjedhoje, mbrojtja e vrasesit te Xhoit eshte nje mesazh kobzi per te gjitha grate e ketij vendi dhe nje nga precedentet me te rrezikshem per drejtesine. Na tregoi te gjithave se sa e pasigurt dhe pavlere eshte jeta e grave ne kete vend, se si drejtesia mund te kete standarte te dyfishta sidomos per ato gra qe jetojne ne skajet e shoqerise dhe neperkemben, diskriminohen dhunohen e vriten pasi statusi i tyre social, etnia, raca, statusi i emigrantit, orientimi seksual ose identiteti gjinor,  i ben me te pambrojtura dhe pre me te lehta.  Si sot nje vit me pare viktime e vrasesit dhe sistemit te korruptuar te drejtesise ishte Xhoi por ne te ardhmen viktima e rradhes mund te jem une, mund te jesh ti qe po lexon kete status dhe cdo grua tjeter e ketij vendi.

Kerkesa ndaj institucioneve per te bere punen e tyre duke arrestuar dhe denuar maksimalisht vrasesin qe mbrojten nje vit me pare duke fshehur krimin duhet te jete nje detyre qytetare per kedo.” – shkruan Karaj.

Policia e Tiranës ka arritur të hapë telefonin e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht vitin e kaluar në Tiranë dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Sipas kqyrjes së pajisjes, komunikimi i fundit i saj ka qenë me shoferin e kazinosë ku punonte pak para ngjarjes. Vetë ky person është marrë në pyetje pak muaj më parë dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar.

Prej disa muajsh ajo qëndroi në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës por më pas u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë.