Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohet në Hungari drogë me vlerë 1.2 miliardë euro


Byroja Kombëtare e Hetimit (NNI) e Hungarisë ka kryer një operacion të përbashkët me autoritetin tatimor dhe doganor NAV që çoi në sekuestrimin e rreth 480 miliardë forintë (1.2 miliardë euro) drogë, tha të enjten faqja police.hu.

Hetuesit konfiskuan 13 ton drogë ekstazi në qarkun Győr-Moson-Sopron në prill pasi u alarmuan nga NAV dhe 19 ton të tjerë të një substance të ngjashme nga dy magazina në Budapest disa ditë më vonë, tha NNI.

NAV njoftoi policinë pasi oficerët e saj të doganorë zbuluan lëndë të dyshimta brenda përmbajtjes së një dërgese kontejneri në Sopron, në Hungarinë veriperëndimore, e cila më vonë u konfirmua se ishte ekstazi.

Një hetim mbi drogën e çoi policinë në dy magazina në lagjen e 10-të të Budapestit, ku gjetën më shumë kuti me drogë.

Policia gjurmoi burimin e drogës tek një organizatë kriminale ndërkombëtare dhe po punon për identifikimin e anëtarëve të saj, thuhet në deklaratë. NNI do të vazhdojë të punojë ngushtë me NAV gjatë gjithë pjesës tjetër të hetimit, shtoi ai.