Vendosni fjalën kyçe....

Mos e ofendoni inceneratorin me 128 milionë euro


Një pjesë e kolegëve në media, por edhe politikanë shpesh i referohen koncesionit të inceneratorit të Tiranës si afera 128 milionë euro. Kjo është e gabuar dhe duhet sqaruar një herë e mirë.

Shifra 128 milionë euro është kostoja e parashikuar nga kompania koncesionare për ndërtimin e inceneratorit. Pra ishte investimi që duhet të kryente kompania private. Por nuk është kjo shifër thelbi i koncesionit. Inceneratori i Tiranës është një biznes 1 miliardë euro dhë llogaritë për këtë janë shumë të thjeshta.

1-Bashkia e Tiranes sot paguan 10 milione euro ne vit per depozitimin e mbetjeve ne Sharre. Afati i koncesionit ishte parashikuar 30 vjet. Sikur popullsia e Tiranes te mos rritet fare dhe sasia e plehrave qe gjeneron qyteti te mbetet kjo qe eshte tani, 300 milione euro jane vetem pagesat e Bashkise se Tiranes.

2-Qarku dhe Durresi

Kontrata eshte per te gjithe qarkun e Tiranes. Dhe qarku nuk eshte vetem Bashkia e Tiranes. Vec saj jane dhe Bashkia e Vores dhe Kavaja. Pertej ketyre bashkive, pasi koncesioni u dha atij iu shtua dhe qarku i Durresit. Te gjitha keto jane 5 milione euro shtese ne vit. Per 30 vjet bejne 150 milione euro te tjera.

3-Dherat dhe inertet

Ky eshte burimi me i madh i te ardhurave te koncesionit te inceneratorit te Tiranes. Edhe ky i shtuar ex post, pasi nuk ishte ne kontraten fillestare. Shikoni vetem nje llogari. Ne vitin 2021 kompania Integrated Energy BV arketoi 25 milione euro. Nga keto 10 milione euro erdhen nga pagesat e bashkive, 15 milione euro te tjera ishin nga dherat dhe inertet e ndertuesve. Kujtoni papaqet e policise qe rrinin gjithe naten ne gropat e ndertuesve. Pra, per 30 vjet dherat dhe inertet shktojne 450 milione euro te tjera.

Rezultati, 300 milione euro nga Bashkia Tirane plus 150 milione euro nga bashkite e tjera te qarkut dhe Durresi plus 450 milione euro nga dherat. Ne total bejne 900 milione euro.

Keto te ardhurat e tjera, nga shitja e skrapit, nga shitja e letres etj etj vendosini vet sa te doni. Por ne finale do te keni kete rezultat. 1 miliarde euro. Kaq eshte koncesioni i inceneratorit te Tiranes.

Dhe ky eshte vleresim konservator, qe bazohet mbi supozimin se inceneratori nuk ndertohet fare. Sepse po te ndertohej duhen llogaritur dhe flukset e te ardhurave nga shitja e energjise qe do te prodhoje ai. Por kjo eshte ne xhep. Ndaj mos e ofendoni kur i thoni afera 128 milione euro.