Vendosni fjalën kyçe....

Çmimet e qirasë në Rolling Hills nga 6 deri 10 mijë euro në muaj, Shkëlzeni me disa apartamente jeton me qira?


Ditën e djeshme, djali i ish kryeminstrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha pranoi se jeton me qira në vilën në emër të Ilir Shtufit.

Por nga një vëzhgim i gazetës në disa agjenci në Tiranë mbi çmimet e qirasë në zonën rezidenciale Rolling Hills rezulton se çmimet lëvizin nga 6 deri në 10 mijë euro në varësi të tipit të vilave.

Tre vila të ngjashme me Shkëlzen Berishën afër tij, janë dhënë me qira 7500 euro dhe 8 mijë euro.

Vila e Shkëlzen Berishës në emër të Shtufit është me tri kate dhe është maksimumi i tipit të vilës që ekziston për klientët në atë rezidence dhe çmimi i saj mund të shkojë dhe deri në dhjetë mijë euro.

Çdo çmim tjetër, sidomos çmimet simbolike që bëhen për të justifikuar qiranë, janë një dëshmi më e fortë e qirasë fals për klientë të tillë.

Nga ana tjetër Shkëlzen Berisha ka disa apartamente luksoze në Tiranë, tek Garda, në hyrje të Liqenit, tek ETC, tek pallati ku jeton babai i tij etj.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TEMA