Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori italian në Tiranë takon pensionistët protestues: U premtoj se ngërçi do zgjidhet shumë shpejt


Ambasadori italian në Tiranë Fabrizio Bucci ka takuar pensionistët e mbledhur para ambasadës italiane.

Ai u premtoi atyre se autoritetet italiane do bëjnë maksimumin për ta zgjidhur problemin e shtruar nga pensionistët.

Bucci tha se në javët e ardhshme do mundësohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptare duke u kërkuar pensionistëve që të bëjnë edhe pak durim.  

“Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim.” – tha Bucci.

Më herët pensionistët shqiptarë që jetojnë në Itali u mblodhën para ambasadës në një protestë ku kërkuan përshejtimin e procedurave të njohjes së viteve të punës së shqiptarëve që punojnë e jetojnë në vendin fqinj. Procedurat kanë ngecur prej rreth një viti në ato që ambasadori Italian i quajti si teknikalitet.