Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herr-it, 3 të arrestuar, në hetim komandanti dhe zv/komandanti i togës


Një parcelë me kanabis  është zbuluar në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, çka çoi në prana tre ushtarakë ndërsa 4 janë nën hetim mes tyre komandati i repartit zv. komandati i togës.

Policia informon se në fshatin Zall Herr gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.