Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh Kuvendin Kombëtar: Do marrim vendime të rëndësishme


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka njoftuar ditën e sotme se në datën 2 shtator PD do mbledhë Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj.

Basha zbuloi se do mbledhë Kuvendin Kombëtar të demokratëve gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier.

“Në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj.

Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve” – shkruan Basha.