Vendosni fjalën kyçe....

101 gjyqtarë e prokurorë nën hetim/ Kreu i ILD flet edhe për akuzat e Berishës dhe lirimin e Tahirit


Presioni politik nuk ka asnjë ndikim tek kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në një intervistë për TCH, Artur Metani u  duk  i qetë por i vendosur kur u pyet mbi deklaratat e Z. Sali Berisha që kërkoi dorëheqjen e tij nga posti i inspektorit të lartë të drejtësisë

“Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori. Se dyti, cdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë!”-shprehet Artur Metani.

Një nga çështjet për të cilat ILD ka marrë Kritika publike nga opozita është qëndrimi i deritanishëm për të mos hetuar vendimin e gjykatës së Elbasanit, që nxori nga burgu me qëndrim në shtëpi, ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

“Çështja është në ndjekje, nga ana tjetër duhet evidentuar fakti që nuk ka një ankesë për këtë rast. Duhet të kuptojmë që duhet të përdorim systemin e ankesave ndaj gjyqtarëve e prokurorëve”-shprehet ai.

Por nga ana tjetër inspektori i lartë i drejtësisë Metani, thotë se ky institucion ka nën verifikim 101 gjyqtarë dhe prokurorë për të cilët janë dorëzuar ankesa.

“Ky është një numër i madh, nga zvarritjet që përgjithësisht janë çështjet më të mëdha për të cilën ankohen qytetarët, deri në çështje që kanë të bëjnë me procese vendimmarrëse.”-shprehet Metani.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel