Vendosni fjalën kyçe....

I rrëshqitën pllakat e mermerit nga kamioni me të cilin punonte, humb jetën 52-vjeçari në Durrës


Një 52-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi nga kamioni me të cilin punonte kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen nr.15.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”- njofton policia.