Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ringritja e opozitës do vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim publik në rrjetet sociale kërkon betejë të opozitës kundër rrëgjimit që ka kapur do qelizë të shtetit dhe po shtyp lirinë e qytetarëve.

Sipas Metës kjo betejë është e vështirë, opozita ka bërë do gjë për ndërgjegjësimin e kapjes nga qeveria të shtetit dhe sipas tij ringritja e opozitës do jetë bashkë me ringritjen e shoqërisë.

Jemi në një situatë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë që dëshiron të jetojë e lirë dhe e panënshtruar nga ky regjim, i cili ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë.

Kjo është një betejë e vështirë. Është një betejë, e cila kërkon kohën e saj, edhe padyshim që opozita besoj se do të ketë edhe ajo reflektimet përkatëse. Ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë.”, shkruan Meta.