Vendosni fjalën kyçe....

Kanosën me armë dhe plagosën fqinjin, tre të arrestuar në Kukës


Tre persona janë arrestuar nga policia e Kukësit, pasi akuzohen se për motive të dobëta kanë kërcënuar dhe plagosur fqinjin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shtanë. Pas hekurave ranë shtetasit Durim Vata (48 vjeç), Safet Vata dhe Julvan Vata, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

 

 

 

NJOFTIMI I POLICISE

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Shtanë. Kanosën me armë dhe plagosën fqinjin, në banesën e tij, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit). Sekuestrohen 1 armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe 3 celularë.

Pas njoftimit se në fshatin Shtanë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

  1. (B). V., 48 vjeç, si dhe S. V., 44 vjeç dhe J. V., 20 vjeç, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin I. D., 53 vjeç, kanë shkuar në banesën e 53-vjeçarit, ku e kanë kanosur me armë dhe e kanë goditur me grushte.