Vendosni fjalën kyçe....

“Bëni punë të ndershme të mos shkoni në dyert e SPAK” – Porositë e Ramës për kryebashkiakët e deputetët


Kryeministri Rama ka porositur kryebashkiakët socialistë që të punojnë me ndershmëri në mënyrë që të mos përfundojnë në dyert e SPAK-ut.

Gjatë takimit në Asamblenë e PS-së, ku u vendos largimi i Damian Gjiknurit si Sekretar i Përgjithëm i PS-së e zëvendësimi i tij nga Blendi Klosi si dhe emërimi i Bledi Çuçit si kreu i grupit parlamentar, Rama u kërkoi deputetëve të angazhohen më shumë në terren e në jetën parlamentare.

“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare. PS nuk do të jetë mburojë e askujt.” – ka thënë Rama.